“Dua që të humbin të dyja” – përgjigja me shaka e Jurgen Klopp kur u pyet për ndeshjen Man City – Arsenal

6 months ago 13

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një përgjigje mjaft interesante dhe ka bërë të gjithë gazetarët të qeshin pasi e kanë pyetur se çfarë rezultati dëshiron në derbin mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Këtë vit, lufta për titull në Angli zhvillohet mes tre ekipeve, dhe Liverpooli e bëri punën e vet sot duke mposhtur Brighton me rezultat 2-1 në “Anfield Road”.

Menjëherë pas largimit nga fusha, Klopp ka qëndruar para kamerave televizive dhe ka bërë të qeshin të gjithë gazetarët kur është pyetur se çfarë donte nga ndeshja e radhës.

“Dua që të dyja skuadrat të humbasin. Ne kemi një dhomë në stadium dhe do ta shikojmë ndeshjen për një kohë sepse padyshim ka bllokim trafiku në dalje nga stadiumi. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim se ku do të përfundojmë”, deklaroi Klopp duke buzëqeshur.

Jurgen Klopp when asked what results he needed from Man City vs Arsenal match: "Both losing"

Fair enough 😂 pic.twitter.com/Kgl6xQ8zLb

— All Football (@_allfootbal) March 31, 2024

Sigurisht që sot nuk është e mundur të humbasin të dyja skuadrat, por të gjithë e kanë të qartë se Liverpooli do të donte që pikët në derbin të ndahen.

Meqë ra fjala, Liverpooli fitoi me rikthim me golat e Luis Diaz dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/

Read Entire Article