“Duhet të shënojmë tetë gola”, ylli i Real Madridit kërkoi më shumë nga skuadra ndaj Valencias

11 months ago 23

Real Madridi prodhoi një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Valencias në Santiago Bernabeu, duke fituar me rezultat 5-1.

Dani Carvajal shënoi golin e parë dhe më pas Vinicius dhe Rodrygo shënuan nga dy gola secili. Sidoqoftë, për dikë, kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Kamerat e DAZN e kapën Carvajal duke iu bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij gjatë ndeshjes. Pesë gola nuk ishin të mjaftueshëm për të, ai dëshironte që Real Madridi të ishte më i pamëshirshëm para portës.

“Bëhuni më agresiv. Ne duhet të shënojmë tetë”, ishin fjalët e kapitenit të Real Madridit drejtuar bashkëlojtarëve të tij.

🗣 Dani Carvajal during the game vs Valencia: "Be more aggressive. We have to score eight!" pic.twitter.com/43WfDipqgQ

— Football Newz (@FootballNewzIG) November 12, 2023

Fatkeqësisht për Carvajal, Real Madrid nuk ishte në gjendje të arrinte objektivin e tij, por ishte një shfaqje shumë e këndshme.

Mbrojtësi veteran shënoi golin e avantazhit përpara se dyshja braziliane e Los Blancos të merrte përsipër rolin e shënimit. Ata kanë qenë nën presion për të shënuar gola, pasi së fundmi nuk ishin në versionin e tyre më të mirë.

Real Madridi ka pasur një fillim shumë të fortë të sezonit në përgjithësi dhe të gjitha shenjat tregojnë se nesë vazhdojnë me këtë ritëm do të pasurojnë edhe më tutje sirtarin e trofeve./Telegrafi/

Read Entire Article