Dy policë të burgjeve janë pezulluar nga detyra, pasi është konstatuar se kanë shkelur rregullat në raport me Nuredin Dumanin, i cili ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë.
Dumani, dyshohet se nga qelia ku ndodhet, ka përdorur një telefon me internet. Kjo është pohuar edhe nga Alda Nikolli, e cila në një komunikim publik është shprehur se ka folur me Dumanin përmes mesazheve telefonike, dhe platformave online.
Nikolli akuzoi gjithashtu Dumanin si porositësin e lëndës plasëse që iu vu në derën e banesës në Elbasan, atje ku ajo jetonte me motrën e saj.
Reagimi i parë pas denoncimit të Alda Nikollit ishte pezullimi i dy efektivëve të Policisë së Burgjeve, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ose jo një thellim të hetimeve lidhur me çështjen/
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb