Dusseldorfi vishet ‘Kuq e Zi’, Meta shpëndan videon e tifozëve para ndeshjes me Spanjën

4 months ago 7

Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grupin B përballë Spanjës, e cila është vendimtare për vijimin e ëndrrës së kombëtares kuqezi në Euro2024.

Mijëra shqiptarë janë në Dusseldorf atje ku do të përballen kuqezinjtë e Sylvinho me kombëtaren spanjolle. Festimet e tifozëve shqiptarë kanë nisur prej mesditës, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe nga Presidenti i PL-së, Ilir Meta.

“Dusseldorfi vishet Kuq e Zi🔴⚫ nga tifozët tanë, më të mrekullueshmit në botë!

Mirënjohës pafund për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i japin Kombëtares edhe në #EURO2024! 👐🦅❤️🇦🇱

#ForcaShqiperi”, shkruan Meta, duke postuar videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article