Dwamena përjetësohet në trup, shoku i tij te Egnatia e bën tatuazh (FOTO)

11 months ago 12

E shtuna e 11 nëntorit ishte tragjike për Egnatian dhe futbollin shqiptar. Sulmuesi dhe kapiteni i rrogozhinasve, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë gjatë ndeshjes me Partizanin dhe arresti kardiak ka qenë fatal duke i marrë jetën.

Dhimbja është e madhe në klubin që kryeson Superligën, me kolegët e tij që janë prej ditësh në lot. Tanimë Donald Mëllugja, shoku i tij i ekipit ka përjetësuar kujtimin e sulmuesit duke e bërë tatuazh. “Pusho në paqe”, shkruhet në tatuazhin me imazhin e Dwamenas, si edhe datën e ndarjes nga jeta, 11.11.2023.

Read Entire Article