Dy javë që nga rrëmbimi – më në fund lirohet babai i Luis Diaz

11 months ago 10

Babai i Luis Diaz u lirua pothuajse dy javë pasi u rrëmbye nga anëtarët e grupit kryengritës kolumbian ELN.

Lajmi është bërë i ditur nga Vicky Davila, reporterja kolumbiane që ka mbuluar gjithë situatën me rrëmbimin e Luis Manuel Diaz.

Davila shkroi në Twitter: “I bekuar qoftë Zoti! Çfarë gëzimi që Luis Manuel Diaz, babai i Luis Diaz, është i lirë dhe kthehet në familjen e tij. Çfarë dhimbje e madhe dhe çfarë lumturie në të njëjtën kohë. Ankthi përfundon, torturat mbarojnë. Ata janë përsëri së bashku”.

Bendito sea Dios! Qué Alegría que Luis Manuel Díaz, padre de Luis Díaz, está libre y regresa con su familia. Qué dolor tan grande y qué felicidad a la vez. Termina la pesadilla, termina el suplicio. Vuelven a estar juntos.

Lucho lo lograste!!! Tendrás a tu papá de nuevo. El…

— Vicky Dávila (@VickyDavilaH) November 9, 2023

Federata e Futbollit Kolumbian e konfirmoi lajmin: “Federata e Futbollit Kolumbian falënderon Qeverinë Kombëtare, Forcat Ushtarake dhe Policinë Kombëtare, si dhe të gjitha institucionet dhe zyrtarët që bënë të mundur lirimin e Luis Manuel Diaz, babait të lojtarit tonë Luis Diaz”.

Diaz është aktualisht në Francë duke u përgatitur për ndeshjen e Liverpoolit në Ligën e Evropës me Toulouse. /Telegrafi/

Vuelve “Mane” a casa… qué felicidad Luis Díaz que tienes a salvo a tu papá Luis Manuel Díaz 🙏🙏🙏bendito sea Dios y que los secuestradores del ELN paguen por lo que hicieron. pic.twitter.com/cTGzAvpcXu

— Vicky Dávila (@VickyDavilaH) November 9, 2023

Read Entire Article