Dy lojtarët e Villarrealit refuzuan të mbanin një minutë heshtje për viktimat izraelite

11 months ago 14

Dy nga lojtarët e Villarrealit neglizhuan respektimin e minutës së heshtjes për viktimat e sulmit të Hamasit ndaj qytetarëve izraelitë përpara ndeshjes së tyre me Maccabi Haifan.

Ndeshja u zhvillua në Larnaka të Qipros për shkak të konfliktit dhe Maccabi kishte njoftuar Villarrealin dhe UEFA-n se do të mbanin një minutë heshtje për viktimat e sulmit të 7 tetorit.

Villarreal kishte thënë se lojtarët e tyre do të respektonin viktimat në të dyja anët e konfliktit në Rripin e Gazës, sipas Diario AS.

Por, Aissa Mandi dhe Ilias Akhomach vendosën të largoheshin nga rreshti i lojtarëve të Villarrealit për faktin se skuadra vendase nuk po nderonte jetët e popullit palestinez.

Konflikti është bërë një çështje e diskutueshme brenda komunitetit evropian të futbollit, me disa liga dhe lojtarë që zgjedhin vetëm të nderojnë viktimat në njërën anë të konfliktit.

Anwar El Ghazi u largua së fundmi nga Mainz sepse nuk u tërhoq nga komentet që dënonin sulmet izraelite. /Telegrafi/

En marge de la rencontre de C3 ce jeudi entre le Maccabi Haïfa et Villarreal (1-2), délocalisée à Chypre, deux joueurs de l'équipe espagnole, Aïssa Mandi et Ilias Akhomach, n'ont pas participé à la minute de silence à l'initiative du club israélienhttps://t.co/bghqzKs1uF

— RMC Sport (@RMCsport) November 9, 2023

Read Entire Article