Dyshohet se i përdhunoi vajzën/ Sot para gjykatës për të kërkuar falje, zbardhet një tjetër dëshmi e shqiptarit: S’doja ta vrisja kunatin, por…

9 months ago 22

50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, do të dalë sot para gjykatës ku do të kërkojë edhe falje.

Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij thotë se klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por të që ai të rrëfente ngjarjen. “Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Volos. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article