E ardhmja e Piolit në dyshim

9 months ago 28
15:16 27/12/2023

Tre duelet e radhës vendimtare për italianin, Milan ‘rrezikon’ 7 milion Euro

Festa aspak të qeta për Stefano Piolin. Tekniku italian ka vendosur në dyshim qëndrimin te Milani, lidhur kjo me rezultatet negative të javëve të fundit. E sigurtë është largimi në fund të sezonit, por duket se aventura e tij në krye të kuqezinjve do të përfundojë më shpejt.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit kanë vënë në dispozicion të Piolit tre ndeshjet e radhës, dy në kampionat ndaj Sassuolës e Empolit, si edhe ajo në Kupën e Italisë ndaj Kaljarit.

Rezultatet negative të mundshme në këto takime do ndërlikonin pozitat e 58-vjeçarit, që nuk po përjetonin momentin më të qetë që prej kur mori frenat e skuadrës italiane. Ndikuar edhe nga dëmtimet, skuadra e Milanit ka treguar brishtësi në mbrojtje.

Gjatë vitit 2023, kuqezinjtë kanë pësuar 64 gola në të gjitha garat, një rekord negativ prej tyre, që përsërit atë të sezonit të largët, 1929-1930. Pioli ka një kontratë me Milanin deri në qershorin e vitit 2025. Në rast të shkarkimit të parakohshëm nga drejtuesit, klubit italian do i kushtonte 7 milionë Euro.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article