Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti.
Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Sondazh
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb