E rëndë në Shkup, mjekja i pret aksidentalisht gishtin foshnjes të porsalindur

10 months ago 17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkup, ku një mjeke i ka prerë aksidentalisht gishtin foshnjes së porsalindur. Ngjarja është regjistruar në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, ndërsa mjekja është pushuar nga puna.

Sipas autoriteteve, mjekja ka prerë aksidentalisht një pjesë të gishtit të madh të foshnjes së porsalindur.

Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe vetë klinika.

“Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, njoftoi Klinika.

Komisioni Disiplinor po heton ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv/

Read Entire Article