Edhe Shpresat synojnë kualifikimin në Europian

11 months ago 42
20:08 09/11/2023

Bushi: Në dy sfidat e radhës kërkojmë rezultat pozitiv

Me 9 pikë pas 4 ndeshjeve të para dhe në krye të grupit kualifikues të Europianit të 21-vjeçarëve Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë këtë muaj dy takime në transfertë.

Rumania më 17 Nëntor dhe Mali i Zi 3 ditë më vonë janë kundërshtarët që në takimet e para në shtëpi kuqezinjtë i kanë mundur.

“Kundërshtarët kryesorë kanë një ndeshje më pak por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse të jesh në vend të parë në këtë grup kaq të ekuilibruar është diçka e mire. Ne do të shkojmë atje për të qenë të ekuilibruar dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Duhet të jemi pak të zgjuar, jo euforikë. Do të isha i kënaqur me një barazim ndaj Rumanisë”, tha Bushi.

Në grupin e Shqipërisë janë edhe Zvicra, Finalanda e Armenia. Në fazën finale shkon direkt vendi i parë, ndërsa i dyti duhet të kalojë nga play off. Alban Bushi ka grumbulluar 24 lojtarë për këto dy takime ku 10 janë nga kampionati shqiptar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article