Edvin Kuc gjen golin për Malin e Zi ndaj Lituanisë në eliminatoret për Euro 2024

11 months ago 13

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc, po vazhdon të tregojë formë të lartë edhe për Përfaqësuesen e Malit të Zi.

Reklama

Ai sot në ndeshje ndaj Lituanisë ka gjetur golin që në fillimin e ndeshjes.

Zhvillohej minuta e 3-të kur Kuç ka tundur rrjetën me një goditje nga 20 metra.

Ai mori një asistim nga futbollisti i njohur malazes Stefan Jovetic, ku pastaj gjuajti siç e ka edhe zakon nga distanca për të tundur rrjetën për 1-0.

Për Kuc ku është goli i tretë në paraqitjen e tij të tretë për Malin e Zi, pasi shënoi dy herë kundër Libanit në një ndeshje miqësore.

Tash e disa vite Edvin Kuc është pjesë e Ballkanit, ku me sukses luan edhe në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Read Entire Article