Ekstradimi i personave të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Taulant Balla: Vijon puna për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

9 months ago 19

Ministri i Brendshëm Taulant Ballka ka reaguar në lidhje me ekstradimin në vendin tonë të dy shtetasve të shpallur në kërkim si pjesë e grupeve kriminale në fushën e narkotikëve.

Balla u shpreh se vijon puna për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana👮‍♀️👮🚔 🤝 në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article