Emir Sahiti shkëlqen në fitoren e Hajdukut, dhuron tre asistime për bashkëlojtarët

8 months ago 7

Hajduk Split ka fituar ndaj Slaven Belupos me rezultat 4-0, ku lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Emir Sahiti.

Anësori arriti të asistojë në tre nga katër golat e Hajdukut në këtë përballje.

Sahiti kompletoi asistimet në minutat 48’, 51’ dhe 68’, për tu zëvendësuar pastaj në minutën e 71-të.

Hatrick of assist now for Emir Sahiti
He finishes a wonderful performance today 🇽🇰💪 pic.twitter.com/VzV2xN9bjw

— Dardanianfan (@Dardanianfan1) February 11, 2024

Ai nga SofaScore u vlerësua si lojtar i ndeshjes me notën 8.7, pasi përveç tri asistimeve ai kishte edhe 44 prekje topi dhe dy driblime të suksesshme.

Në këtë ndeshje luajtën edhe Leon Dajaku për Hajdukun, ndërsa te Slaven Belupo u paraqit Bujar Pllana./Telegrafi/

Read Entire Article