Një tjetër lajm i trishtë vjen nga sporti shqiptar. Trajneri legjendar i Skraparit i cili prej më shumë se dy dekadash ka drejtuar skuadrën e qytetit është ndarë nga jeta.
Spahiu gjithashtu ka kaluar edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist te skaudra e qytetit.
Lajmi i trishtë është dhënë nga presidenti i FSHF, Armando Duka.
“Lajmi për ndarjen nga jeta e trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu, më ka trishtuar shumë.
Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone.
Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet.
Dua t’i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta, edhe në emër të FSHF-së, familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan Duka në rrjetet sociale.