Emri/ Qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, ‘arrest me burg’ për 50-vjeçarin në Durrës

8 months ago 30

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 50-vjeçarin Gentian Kuqi, i cili qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, në lagjen nr.4 të Durrësit, pas një konflikti çasti për zhurmat që vinin nga apartamenti i fqinjit 40-vjeçar. Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u vetëdorëzua të nesërmen në polici, pas negociatave me familjarë të tij.

Këtë të martë, gjyqtarja Entela Shedula pasi ka dëgjuar palët ka vlerësuar arrestin si të ligjshëm dhe caktuar masën shtrënguese të sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin nga Durrësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article