Endri Çekiçi në formacionin e javës

11 months ago 28
00:02 09/11/2023

Mesfushori shqiptar në ekipin ideal për xhiron e 11-të

Endri Çekiçi u bë pjesë e formacionit të javës së 11 në Superligën e Turqisë. Mesfushori shqiptar arriti një fitore të rëndësishme 4-2 me Pendikspor në fushën e Istanbulspor. Çekiçi dha asist për golin e dytë dhe ndihmoi sulmin të organizonte aksione të tjerë, por edhe u përpoq të shënonte.

Endri Çekiçi mori notën 8.7, duke qenë ndër më të mirët në formacionin ideal të javës ku është vendosur para mbrojtjes. Në këtë takim spikati edhe Eduart Rroca. Kapiteni i Istanbulspor realizoi gol dhe dha pasimin për tjetrin, por nuk arriti t’i japë pikë ekipit të tij që ndodhet në fundin e renditjes.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article