Endrick e dëshmon edhe njëherë se çfarë duhet të presin nga ai te Real Madridi

11 months ago 29

Endrick është duke e dëshmuar dita e ditës se përse Real Madridi vendosi ta transferonte nga Plameiras.

Talenti brazilian është aktualisht në huazim te skuadra ku edhe shpërtheu, duke bërë që Los Blancos të paguanin për të 35 milionë euro.

Endrick ndeshje pas ndeshjes po rritet si lojtar dhe kjo është një lajm fantastik për Real Madridin, duke ditur se ata aktualisht po vuajnë për një sulmues cilësor.

Braziliani po dëshmon se do të jetë një lojtar premtues për të ardhmen dhe mediat tashmë po mbajnë një shikim nga afër në çdo paraqitje të tij.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e paraqet sulmuesin si një që ka goditje të fuqishme dhe se mund të shkaktojë probleme për ekipet që luajnë lojë shumë defanzive.

Derisa po kryente stërvitjet ngrohëse për Palmeiras, Endrick lëshoi një goditje të fuqishme që ka lënë të gjithë gojë hapur. /Telegrafi/

Endrick’s Power Shot is Crazy 🤯 pic.twitter.com/YA9I8KporX

— Mikael (@MikaelMadridsta) November 9, 2023

Read Entire Article