Enis Bardhi rikthehet te goli, shënon ndaj Hatayspor në Turqi

8 months ago 11

Enis Bardhi rikthehet te goli. Kapiteni i përfaqësueses  së Maqedonisë së Veriut pas 5 muajve pauzë ka rigjetur rrugën e rrjetës tek skuadra e tij Trabzonspori.

Futbollisti shkupjan ka realizuar në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hatayspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Turqisë.

Të dy golat e fitores për Trabzonsporin u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Trezegeut ishte autor i golit të parë në minutën e 49-të, teksa në të 77-të Enis Bardhi nga jashta zona realizoi një supergol, duke finalizuar shifrat në 2:0 për këtë ndeshje.

Pas këtij triumfi, Enis Bardhi me Trabzonsporin e tin marrin vendin e tretë në Superligën e Turqisë me 40 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Read Entire Article