Eposi, ekipi kampion në Kickboxing

9 months ago 32
18:02 03/01/2024

Ekipi Eposi rikonfirmohet si kampion Shqipërie në kategorinë junior në kickboksin. 6 nga 7 sportistë më të cilët ky ekip u përfaqësua në kampionatin kombëtar që u zhvillua në Vlorë, fituan medalje.

Sporti i kickboxing po njeh rritje më së shumti tek moshat e reja dhe veçanërisht tek vajzat.

Trajner edhe i ekipit kombëtar, Leli Gega kërkon më shumë vëmendje nga shteti dhe institucionet për të mbështetur Federatën e Kickboxing.

“Nuk jemi të vlerësuar aq sa duhet. Kemi 12 vjet që e bëjmë vetë këtë sport”.

Në muajin Shkurt ekipi Eposi përgatitet të marrë pjesë në kampionatin mbarëkombëtar që do të zhvillohet në Durrës me pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article