Erling Haaland fiton më në fund një çmim individual, shpallet më i miri nga Globe Soccer Awards

9 months ago 27

Erling Haaland u shpall lojtari më i mirë për meshkuj në ceremoninë e çmimeve “Globe Soccer Awards 2023” në Dubai të premten.

Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester City sezonin e kaluar, duke ndihmuar klubin të fitojë trofetë në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, Haaland humbi nga Lionel Messi në votimin për çmimin Topi i Artë dhe lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj.

🩵🏆 pic.twitter.com/N9HDQbJijW

— Manchester City (@ManCity) January 19, 2024

Messi ishte gjithashtu ndër të nominuarit për çmimin e lojtarit më të mirë të Globe Soccer, megjithëse kapiteni i Argjentinës nuk mori pjesë në ngjarjen e së premtes.

Të nominuarit e tjerë ishin Jude Bellingham, Karim Benzema, Kevin De Bruyne, Kylian Mbappe, Victor Osimhen, Mohamed Salah, Bernardo Silva dhe Vinicius Junior.

Nuk u konfirmua se kush ishte i dyti në votim, por Haaland dhe Ronaldo u shfaqën në modalitetin e ekranit të ndarë disa momente përpara se fituesi të zbulohej zyrtarisht.

Ronaldo dukej se e dinte se çfarë po ndodhte, pasi ai u pa duke treguar Haalandin gjatë pauzës.

Ronaldo e kishte fituar më parë këtë çmim gjashtë herë duke thyer rekord – duke mrr çmimin në edicionet 2011, 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

Edhe pse nuk mundi ta fitonte për të shtatën herë, Ronaldo nuk u largua duarbosh nga festa e së premtes.

Sulmuesi i Al Nassr u shpall lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme, ndërsa gjithashtu mori çmimin Maradona si lojtari më i mirë në futbollin botëror vitin e kaluar – me 54 gola në 59 ndeshje për Al Nassr dhe Portugali.

Cristiano Ronaldo 👑
The winner of 3 awards at Globe Soccer 🐐 pic.twitter.com/ZXzlqKfZbV

— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 19, 2024

Më në fund, Ronaldo mori çmimin edhe si “Lojtari i preferuar i vitit” nga tifozët.

Mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati, fitoi çmimin si “Lojtarja më e Mirë”.

Ndërkohë, i riu i Real Madridit dhe Anglisë, Jude Bellingham, fitoi çmimin e lojtarit në zhvillim.

👏 @BellinghamJude 🔝
🏆 #GlobeSoccer Award for Emerging Player of 2023!#RealFootball | @Globe_Soccer pic.twitter.com/qXmnrD2Mcs

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 19, 2024

As Bonmati dhe as Bellingham nuk morën pjesë në ceremoninë e së premtes në Dubai, por të dy mbajtën fjalime pranimi të regjistruara paraprakisht.

Shumica e çmimeve u vendosën nga dy vota – një sondazh publik dhe një votim i kryer nga një panel prej 30 figurash kryesore të industrisë së futbollit, duke përfshirë emra si Francesco Totti, Iker Casillas, Luis Figo dhe Marcello Lippi. /Telegrafi/

Read Entire Article