Ermal Krasniqi e nis fuqishëm me Rapidin, shënon gol në ndeshjen e parë zyrtare

9 months ago 8

Ermal Krasniqi e ka nisur shumë mirë aventurën e re te Rapid Bukuresht, duke shënuar që në ndeshjen e parë ndaj Craiovas.

Rapidi e nisi ndeshjen në sulm me treshen, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.

Vendasit ishin të parët që shënuan përmes Dragos Albu, por nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan shifrat.

Ishte Florent Hasani që e gjeti në zonë Ermal Krasniqin e ky shënoi për 1-1 në minutën e 43-të.

Hasani dhe Krasniqi këtë afat kalimtar kaluan te Rapid, ndërsa Albion Rrahmani është në këtë klub që nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/

Read Entire Article