Ernest Muçi shënon në Conference League

10 months ago 44
Ernest Muçi
08:52 01/12/2023

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm të Legias në sfidën ndaj Aston Villa

Ernest Muçi po vijon paraqitjet e mira me skuadrën e tij Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e vetëm të skuadrës polake në ndeshjen ndaj Aston Vilës për grupet e Conference League.

Në ndeshjen e zhvilluar në Angli, Muçi shënoi golin e barazimit të përkohshëm. Sulmuesi i kombëtares kuqezi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes angleze dhe me një goditje perfekte ka gjetur golin e tij sezonal. Pavarësisht golit të Muçit skuadra polake u mund 2-1 nga Aston Villa. Në këtë sfidë u aktivizua edhe shqiptari tjetër i Legias Jurgen Çelhaka, i cili u fut në minutën e 77-të.

Para fillimit të këtij takimi në ambientet rreth stadiumit “Villa Park” ka pasur përleshje të dhunshme mes dy tifozerive. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të shmangur incidente edhe më të rënda.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article