Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh

1 week ago 31

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i burgosur në Fier për “kallëzim të rremë”, e ka konsideruar edhe njëherë burgosjen e tij politike dhe hakmarrje nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Salianji nga qelia 6 në burgun e Fierit i ka shkruar një letër një pensionisti. Ai shprehet se një pensionist i Shqipërisë sot nuk është vetëm, por është së bashku me 700 mijë të tjerë. Më tej, Salianji shprehet se kryeministri Rama u tall me pensionistët, duke rritet pensionet me një shifër qesharake. Salianji thotë se pensionistët duhet ta dënojnë me votë Ramën, për talljet që ai ka bërë me këtë shtresë shoqërore. Ndaj, Salianji bën thirrje që pensionistët të vendosin vetë me votë drejtësinë.

“Ai të konsideron ty vetëm votë, të çvesh nga çdo element njerezor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e perditshme.

Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm keshtu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh.

Dhe të jesh i sigurtë se pas këtij leksioni, askush nuk do të guxojê më të bëjë batuta e humor me pensionin tend”, shkruan Salianji.

Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh

Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisjes së tij burgosjen time dhe nuk humbet asnjë rast për ta deshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit.

Teksa sondazhet po nxjerrin të verteten e bilancit të tij qeverisës, kur pakenaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve, kur pensionistët nuk janë mē lodra në duart e tij dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perendimit politik e të renies keq të lavdisë, po perdor burgosjen time si mburrje, si spaletë.

Këtë bëri dhe heren e fundit, të enjten, edhe pse çdokush e di se unë jam sot këtu prej një hakmarrje dhe perndjekje politike, për shkak se denoncova një trafikant nderkombëtar droge dhe nderpreva karrieren e vëllait të tij, që qëlloi të ishte jo më pak se Ministër i Brendshëm i narkoshtetit të vetëm në Europë, me Kryeministër Edi Ramën.

Këtu në qelitë e Fierit, kemi të drejtën të informohemi përmes televizionit. Dhe po prisnim kush qenka plani për shperblimin e pensionistëve. Shpresë e kotë. Prioritet, denimi i Salianjit.

Edhe pse i penguar, i privuar me dhunë nga liria dhe të drejtat bazike, kjo nuk ma ul vemendjen ndaj një çështje themelore të shoqërisë tonë, që janë mosha e tretë.

Kam pasur dhe kam një kimi me ta, një kontakt natyral, besim reciprok, që prej ditës së parë tē aktivizimit në politikë.

Jam i bindur se nuk kemi të ardhme si vend, si breza pa zgjidhur borxhin e madh ndaj kësaj shtrese të lënë në margjinë, të shperfillur skajshëm, pa as më të voglin faj të tyrin.

Po shkruaj një letër sot, për një nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit.

Ti që ke punuar 40 vite, dhe merr sot një pension mesatar prej 160 euro, a e di se në gjithë Ballkanin këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj.

Edhe Kosova i shtoi me 20 perqind. Vetem Edi Rama u tall me 4.1 përqind.

A mendon se e meriton ti këtë Kryeministër?

Ti që blen më pak mish, i merr portokallat dhe mollët me kokrra, që ndan një cep të djathit të lirë, pas 40 vitesh a më shumë kontribute, a meriton më shumë, apo të mjaftojnë batutat dhe kunjat e Kryeministrit.

Ti që ndihmon femijët e tu që ata të punojnë, duke u kujdesur për nipat e mbesat, duke i çuar e marrë nga shkolla, duke i mbajtur çdo ditë me orë të tëra, a mendon se je sërish duke kontribuar për këtë vend e shoqëri, dhe ështê e tepërt që në fund të ditës të degjosh romuze nga Kryeministri kur thotë se jeni bërë shumë e skema s’ju mban dot.

A mendon se ke dhënë e duruar mjaftueshëm për të bërë çdo ditë llogari nëse duhet ta marrësh me ujë, apo ujë atë kafen e mengjesit.

A mendon se nuk të takon ta blesh me çmim të plotē ilaçin e tensionit apo reumatizmës, vetëm se qeverisë i është tekur ta heqë atë medikament nga lista e rimbursimit.

Si ndihesh kur sheh autobuzë me pensionistë nga çdo cep i Europës që bredhin nëpër botë e vijnë dhe në Tiranë, dhe ti ke vite pa vajtur një fundjavë diku.

Beson se një fond sa për të blerë gjysmën e një gjeldeti në fund të vitit, rregullon çdo gjë.

Të ben kjo të harrosh se kur ishe herën e fundit në restorant, apo kur bleve një pallto të mirë, këpucë të ngrohta, e një kostum të ri.

E drejtë të duket, të kesh këtë pension kur janë miliona euro që vidhen në rrugë, tunele, inceneratorë, bujqësi, shendetësi e kudo ku qeveria bën një tender, procedurë a kontratë.

Dhe i njejti kryeministër, del e u thotë se fajin nuk e ka ai po sipermarrjet private. Se medemek ata nuk paguajnë detyrimet sa duhet.

Do pranosh të tallesh sërish nga Edi Rama? Ti e kupton se ai po kujtohet të flasë për ty këto kohë, vetem llafe ka, sepse po vijnë zgjedhjet.

Ti e kupton se nuk je vetëm. Janë 700 mijë si ti. Dhe ti e kupton se ke në dorë t’i japesh mbrapsht Edi Ramēs gjithë batutat, humoret pa takt, kunjat dhe ironitë, në vetëm 5 minuta.

Ai të konsideron ty vetëm votë, të çvesh nga çdo element njerezor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e perditshme.

Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm keshtu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh.

Dhe të jesh i sigurtë se pas këtij leksioni, askush nuk do të guxojê më të bëjë batuta e humor me pensionin tend.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article