“Është më i miri në botë” – trajneri i Gironës vlerëson lartë yllin e Real Madridit

8 months ago 16

Real Madridi ka mposhtur Gironën me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje të dominuar nga Los Blancos nga fillimi deri në fundin e saj.

Vinicius Junior ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim dhe mysafirët nuk kishin zgjidhje se si ta ndalonin atë.

Trajneri i Gironës, Michel e ka vlerësuar yllin brazilian si më të mirin në botë në duelet një kundër një.

“Vinicius është më i miri në botë kur bëhet fjalë për një kundër një”, tha trajneri i Gironas , Michel.

“Unë i thashë ndonjëherë që duhet ta ndalojmë me faulle për shkak se sa i mirë është, por gjithmonë me sjellje sportive”.

“Vinicius mund të të fundosë. Ai i detyron ekipet të vendosin 8 lojtarë pas topit”, u shpreh Michel.

Vinicius me të vërtetë shkatërroi Gironën të shtunën me brazilianin që shënoi një dhe kontribuoi në tre të tjera për të ndihmuar Real Madridin të fitonte 4-0.

Braziliani tani ka shënuar 12 gola dhe shtatë asistime në 21 ndeshje këtë sezon.. /Telegrafi/

Read Entire Article