Eskursioni familjar i Robert Lewandowskit, në borën e Andorras…

8 months ago 15

Duke përfituar nga fakti se këtë të martë nuk ishte planifikuar asnjë seancë stërvitore nga Xavi, polaku Robert Lewandowski dhe familja e tij kaluan një ditë me borë në Andorra.

Kështu ka treguar vetë sulmuesi i Barçës në profilin e tij në Instagram, duke bashkangjitur disa imazhe me bashkëshorten e tij Anna dhe dy vajzat e tij Klara dhe Laura.

Vajzat e vogla të familjes Lewandowski janë inkurajuar nga mësimet e tyre të para të skijimit dhe gjithashtu kanë zbritur me sajë në shpatet e resortit, duke shijuar një ditë të veçantë larg rutinës.

“Duke eksploruar Andorrën për herë të parë,”- shkroi Anna Lewandowska në rrjetet e saj sociale, ndërsa Roberti postoi fotot familjare nën mbishkrimin “ikje e shpejtë me vajzat e mia”.

Read Entire Article