Etrit Berisha ‘shkarkon’ Rudi Garcia

11 months ago 39
14:20 14/11/2023

Mediat italiane pohojnë se francezi nuk do të jetë më trajner i Napolit

Pushimi për shkak të kombëtareve ka detyruar Napolin të reflektojë mbi të ardhmen e trajnerit Rudi Garcia. Humbja e befasishme ndaj Empolit, falë edhe aftësive të Etrit Berishës në portë ka bërë që të skuadra jugore të mendojnë seriozisht largimin e teknikut francez. Fakt që konfirmohet në mediat italiane, të cilat shkojnë akoma dhe më tej.

Sipas tyre, Napoli ka vendosur për të shkëputur bashkëpunimin me 59-vjeçarin, i cili mori drejtimin e kampionëve të Italisë në muajt e verës. Fillimi zhgënjyes i skuadrës në këtë sezon, ku mbetet shumë larg kreut të kampionatit, por me një këmbë në turin tjetër të Ligës së Kampionëve ka bërë që presidenti De Laurenttis të marrë masa.

Garcia mori detyrën e trajnerit të Napolit pas vendimit të Luciano Spalletti për t’u larguar, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 2.8 milionë euro neto në sezon. Marrëveshje ku përfshin një klauzolë që i lejon klubit të ndërpresë kontratën e tij qershorin e ardhshëm nëse ai shkarkohet në sezonin e tij të parë. Praktikisht, shumë pak dëme financiare për kampionët e Italisë, që kanë nisur edhe bisedimet me pasuesit e francezit.

Në listën e dëshirave gjenden emra si Igor Tudor dhe Valter Mazzari, me këtë të fundit që shihet si favorit pasi e njeh më mirë ambientin napoletan. 62-vjeçari e ka drejtuar skuadrën për 4 sezone, me të cilët fitoi Kupën e Italisë dhe u shpall nënkampion në kampionat dhe SuperKupë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article