Etrit Berisha shkëlqen ndaj Napolit

11 months ago 35
21:00 12/11/2023

Portieri zgjidhet më i miri në fitoren e Empoli, notë pozitive edhe për Ismajlin

Empoli i shqiptarëve shkakton befasinë e madhe të kësaj jave në Serie A. Berisha e Ismajli me shokë u larguan për herë të parë nga zona e fundit të renditjes pasi fituan 1-0 në një fushë si ajo e Napolit. Në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ u pa ndjeshëm dominimi i vendasve, por në fund ishte Empoli ai që festoi. Portieri Berisha ishte lojtari më i mirë i sfidës, teksa neutralizoi siç duhet tentativat e rivalëve. 34-vjeçari u vlerësua me notën 8.8 në këtë takim. Notë pozitive edhe për Ismajlin.

Mbrojtësi meritoi një 7.3 sipas ekspertëve, pasi ishte aty për të ndaluar kundërshtarët në rastet vendimtare. Dyshja e cila është thirrur në kombëtaren shqiptare për dy duelet e radhës, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe qëndruan për 90 minuta në fushë, ndërsa nuk u preferua Stiven Shpendi, lojtar i kombëtares U-21. Goli i vetëm i takimit u shënua në shtesat e takimit, nga Kovalenko, që i jep kështu fitoren e radhës Empolit. Pas 12 takimesh, toskanët gjendet në vendin e 17-të me 10 pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article