Euro 2024: Kosova zhgënjen, Franca nuk njeh humbje

10 months ago 60
13:46 22/11/2023

“Dardanët” u mundën në Prishtinë 1-0 nga Bjellorusia, “gjelat” të pamposhtur në kualifikuese

Kualifikueset e Euro 2024 kanë qenë një zhgënjim për Kosovën, që i mbylli në vend të parafundit në Grupin I. Në sfidën e fundit, “dardanët” u mposhtën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1:0 nga Bjellorusia. Më keq se Kosova në grup vetëm Andorra, që grumbulloi 2 pikë.

Në dhjetë ndeshje, Kosova ka mbledhur 11 pikë, kurse Bjellorusia ka 1 më shumë 1 vend më sipër. E para e Grupit I është Rumania që mundi Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit me rezultatin 1-0. Takimin e vendosi Alibec në të 50.

Holanda shënoi gjashtë gola në ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” kundër Gjibraltarit. Tulipanët e mbyllin të dytët në Grupin B me 18 pikë. në sfidën tjetër të grupit, Franca barazoi 2-2 me Greqinë në Athinë.

Gjelat kanë pësuar asnjë humbje në këto kualifikuese dhe e mbyllin si të parët në “Euro 2024” me 22 pikë, ndërsa Greqia përfundoi e treta me 13 pikë. Kroacia mundi Armenisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të futbollit.

Në “Maksimir” të Zagrebit, ballkanasit fituan falë golit Ante Budimir në minutën e 43-të. Kroacia e mbyllin në vend të dytë, ndërsa Turqia është e para me 17 pikë pasi barazoi ndaj Uellsit në transfertë 1-1.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article