Euro2024/Italia vuan për golashënues

9 months ago 49
15:51 27/12/2023

Berardi garancia e vetme e Spalleti, optimizëm te kombëtarja shqiptare

Është kundërshtari i parë për kombëtaren shqiptare në Euro2024, por tek Italia ujërat nuk janë aspak të qeta. Kampionati Europian në tokën gjermane është shumë pranë dhe statistikat nuk krijojnë siguri për trajnerin Luciano Spaleti. Zgjedhjet nga ana e teknikut italian do të jenë të vështira, kryesisht në repartin e avancuar. Serie A, aty ku pritet edhe të bazohet kombëtarja axurre nuk premton siguri, pasi në 10 pozicionet e para të golashënuesve vetëm një, Domeniko Berardi është italian.

Sulmuesi i Sassuolës gjendet i dyti me 9 gola, 5 prej të cilëve nga penalltia. Me pak fjalë në kuadër të Euro 2024 mungojnë golat italianë dhe mbi të gjitha ato të qendërsulmuesve të mundshëm të Axurrëve. Spalleti pritet të luaj me Raspadorin dhe Skamaka, por që nuk kanë treguar nivel të lartë dhe efikasitet. I pari ka luajtur vetëm 8 ndeshje si titullarë nga 17 javë kampionat duke shënuar 3 gola. Ndërkohë, lojtari i Atalantës ka shënuar 5 gola dhe ka humbur 6 sfida për arsyeje dëmtimi.

Spalletti i pëlqen edhe Kin, i cili ende nuk ka shijuar golin. Immobile tani është alternativë  jo parësore në zgjedhjet e trajnerit. Mbi të gjitha ai është nën mesataren e tij të zakonshme: 4 gola në 16 paraqitje, nga të cilat vetëm një në aksion. Situatë e vështirë, duke parë prodhimtarinë që kanë dhënë në fushën e lojës. Deri në këtë moment, kanë luajtur 506 në total, por vetëm 175 janë italian. Skuadrat që dominohen nga rivalët e kuqezinjve më 15 Qqershor janë ekipe modeste në letër, si Monza, Kaljari, Empoli dhe Frosinone.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article