Max Verstappen i skuderisë Redbull ka fituar Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Holandezi vendosi edhe një rekord, duke fituar 10 gara rresht në Formula 1.
Verstappen e nisi garën nga vendi i dytë, por pas 15 xhirosh parakaloi pilotin e Ferrarit, Carlos Sainz.
Mesa duket, Verstappen studio rivalin e tij përpara se ta parakalonte.
“Nuk do ta kisha besuar kurrë se ishte e mundur, por duhej të punonim dhe kjo u bë më argëtuese. Thjesht po përpiqesha të isha i duruar. Po shikoja Ferrarin që po sforcohej me gomat e pasme dhe zgjodha momentin tim”, tha Verstappen pas fitores.
Nga ana tjetër, Peres bëri një paraqitje të shkëlqyer pasi e nisi nga vendi i pestë dhe e mbylli garën në vendin e dytë.
Carlos Sainz i Ferrarit u ngjit në vendin e tretë në podium. Shoku i tij i skuadër, Charles Leclerc, që e nisi garën nga vendi i tretë, përfundoi në të katërtin.
Leclerc, edhe pse iu komunikua nga skuderia që të ruante pozicionin, ai pati një rivalitet të fortë me shokun e tij Sainz duke tentuar ta parakalonte.
Pas përfundimit të garës, Carlos Sainz tha se ishte shumë e vështirë të ruante pozicionin për shkak të konsumimit të gomave.
Ndërsa rivalitetit me shokun e skuadrës ju përgjigj në këtë mënyrë: “Ishte garë e vështirë dhe është kënaqësi të garosh kundër Charles. Ai është shofer i mirë dhe u argëtuam”. /tvklan.al
Të ngjashme