Fabregas do ta udhëheq për herë të parë një skuadër, së shpejti zyrtarizimi te skuadra italiane

11 months ago 12

Ish-ylli i Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës , Cesc Fabregas, është gati të marrë rolin e tij të parë si trajner, duke u bërë shefi i Como në Serinë B.

36-vjeçari do të emërohet si trajneri i ri i Como pas shkarkimit të Moreno Longo.

Como mundi Ascolin 1-0 në udhëtim të shtunën pasdite, por Longo u shkarkua gjithsesi, dhe raporte të shumta në Itali, përfshirë Fabrizio Romano, raportojnë se ish- trajneri i Torinos do të zëvendësohet nga Fabregas.

Spanjolli u emërua trajner i ekipit të të rinjve verën e kaluar pasi përfundoi karrierën e tij si lojtar në Como.

Ky do të jetë emërimi i tij i parë si trajner i ekipit të parë. Como aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie B me 21 pikë në 12 ndeshje. Ata janë në zonën e play-off-it, tetë pikë poshtë liderit Parma.

🔵🇪🇸 Cesc Fabregas has signed in as new Como manager. It’s gonna be his first experience as 1st team coach.

Club statement confirms Cesc as new head coach. pic.twitter.com/Yb7F5V85ek

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 13, 2023

Fabregas luajti 17 ndeshje në Serie B me Como sezonin e kaluar, derisa spanjolli te skuadra italiane ka edhe aksione të blera së bashku me Thierry Henry. /Telegrafi/

Read Entire Article