Fabrizio Romano konfirmon transferimin e parë të Interit për sezonin e ardhshëm

8 months ago 12

Fabrizio Romano ka raportuar se Inter ka arritur marrëveshje të plotë me reprezentuesin iranian Mehdi Taremi, i cili do të bëhet pjesë e “Nerazzurrëve” si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Inter ka siguruar nënshkrimin me sulmuesin e Portos, pasi ai nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin portugez për rinovimin e kontratës.

Siç shton raporti, Taremi do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsionin për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër. Drejtuesit e klubit tashmë kanë caktuar edhe datën kur lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

🚨⚫️🔵 EXCL: Inter have now booked medical tests for Mehdi Taremi to join as free agent in June, here we go!

Verbal agreement with Taremi in place since one month ago — deal valid until June 2026 including an option to get it extended for one more year.

Deal set to be signed 🇮🇷 pic.twitter.com/CXVA12jSHS

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 12, 2024

Sulmuesi me eksperiencë të madhe më herët ishte raportuar se interesim për të ka shprehur edhe Milani, të cilët u munduan ta transferojnë verën e kaluar.

Taremi do të bëhet blerja e parë e Interit për sezonin e ardhshëm dhe me shumë mundësi atij do t’i bashkohet edhe Piotr Zielinski, i cili po ashtu pritet t’i bashkohet gjigantit italian si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Napolin.

Taremi ka shënuar gjashtë gola në 24 paraqitje në të gjitha garat me Porton këtë sezon./Telegrafi/

Read Entire Article