Familja me 5 anëtarë në qiell të hapur mes temperaturave të ftohta, i moshuari mes lotësh: Nxora vetëm djalin e sëmurë, gjithçka u dogj. Lutemi që….

9 months ago 10

Lotët e Hamdi Alij, 63-vjeçarit nga Leshnica e Pogradecit nuk ndalen teksa sheh shtëpinë e shkrumbuar totalisht. Ishte një shkëndijë elektrike ajo që do të digjte shtëpinë e 63-vjecarit, i cili ndodhej brenda banesës së bashku me gruan dhe fëmijët.

Zjarri nuk iu dha mundësi që të nxirrnin asgjë nga shtëpia, ndërsa flakët ‘përpinë’ gjithçka. I moshuari tregon se i vetmi veprim i tij ishte që të shpëtonte nipin 5-vjeçar, djalin e sëmurë që i trajtohet me kemp dhe pjesën tjetër të familjes. Familja Alij nuk i reziston dot temperaturave të ftohta të këtij janari ndaj dhe ngushëllimin e vetëm e gjejnë në strehimin e përkohshëm tek të afërmit e tyre. Por kjo nuk është zgjidhje për familjen me 5 anëtarë dy prej të cilëve janë të sëmurë.

Me lot në sy 63-vjecari ju bën apel institucioneve për rikonstruksion të banesës pasi me të ardhurat e familjes nuk mbulohen as shpenzimet e ushqimeve. Zjarri në banesën e familjes Alij ra mbrëmjen e së premtes duke shkrumbuar totalisht gjithçka kishte kjo familje. Përtej skamjes dhe vështirësive të tjera që has kjo familje ajo çfarë kërkon sot është vetëm një çati mbi kokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article