FC Shkupi përforcohet me sulmuesin e Ishujve Faroe

8 months ago 21

Skuadra e Shkupit nga Superliga e Maqedonisë së Veriut është përforcuar me reprezentuesin e përfaqësueses së Ishujve Faroe, Simun Edmundsson.

Bardhekaltërit kanë prezantuar përforcimin e ri përmes faqes zyrtare, ndërsa marrëveshja mes palëve është firmosur deri në vitin 2025.

“Pres me padurim këtë sfidë të re dhe të bashkohem me një klub shumë ambicioz që dëshiron të jetë sfidues titulli çdo vit, të kualifikohet në garat evropiane, duke zhvilluar në të njëjtën kohë edhe talentet që ka në ekip. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur duke zgjedhur këtë opsion, e them këtë me plot bindje pasi që takova lojtarët dhe stafin. Kjo ka konfirmuar ndjenjën që kisha para se të nënshkruaja”, ka thënë Edmundsson pasi firmosi kontratën me Shkupin.

Lojtari i ri i Shkupit, gjatë karrierës së tij ka luajtur në shumë skuadra të ndryshme europiane si SK Beveren, Bielefeld, Odense BK, Vejle BK, HB Tórshavn, FC Fredericia e Viking. Edmundsson me përfaqësuesen e Ishujve Faroe regjistron 85 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola. /Telegrafi/

Read Entire Article