FC Twente fiton më shumë nga shitja e birrës sesa futbollistët

10 months ago 38
23:40 30/11/2023

Klubi holandez FC Tuente ka fituar më shumë para nga shitja e birrës se sa nga shitja e futbollistëve. Skuadra që mban vendin e katërt në renditjen e kampionatit, publikoi bilancet për sezonin 2022-23.

Nga informacionet, klubi publikoi se kishte një fitim neto prej 5 milionë eurosh, e po ashtu 10.5 milionë euro nga shitja e pijeve dhe ushqimit në stadium. Duke zbritur kostot e blerjeve dhe të personelit, rezultoi se fitimi i Tuentes ishte rreth 6 mln euro për vitin futbollistik që u mbyll.

Tuente ka fituar për sezonin 2022-2023, 3.75 mln euro nga shitja e futbollistëve. Klubi holandez ka për sponsor një kompani vendase të prodhimit të birrës.

Në Holandë lejohet që tifozët të konsumojnë birrë duke parë ndeshjen. Dhe Tuente e ka shfrytëzuar më së miri këtë rregull, duke u sjellë zbavitje të dyfishte tifozëve të vet, me birrën që ofron dhe spektaklin në fushë të futbollistëve të saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article