Ferdinand tregon ekipin që do të rivalizojë Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier këtë sezon

11 months ago 12

Rio Ferdinand ka emëruar një ekip që ai beson se do ta sfidojë Manchester Cityn në garën për titull kampioni në Ligën Premier këtë sezon.

City barazoi me rezltat 1-1 ndaj Liverpoolit në “Etihad” të shtunën me golat e shënuar nga Haaland për vendasit dhe Alexander-Arnold për mysafirët

Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishmë për të dyja skuadrat me Cityn që do të rriste epërsinë në katër pikë ndaj Liverpoolit me një fitore eventuale.

Sidoqoftë, nga kjo përballje nuk pati një fitues dhe Arsenali arriti të sigurojë kreun e tabelës pas fitores me rezultat 1-0 ndaj Brentfordit mbrëmjen e së shtunës.

Kai Havertz shënoi golin e fitores për “Topçinjtë” në një rezultat që i ndihmoi ata të tejkalojnë Cityn dhe Liverpoolin.

Ata u bënë skuadra e katërt që bëhen lider të tabelës brenda pak javëve, me Liverpool dhe Tottenham që për një kohë ishin në krye të renditjes.

Në një intervistë për TNT Sports, Ferdinand ka thënë se e sheh Arsenalin si rivalin kryesor për të sfiduar Cityn për titull.

“Dy qendërmbrojtësit janë arsyeja pse unë do të vendosja Arsenalin para Liverpoolit në garën për titull me Manchester Cityn”, ka thënë fillimisht Ferdinand.

“Unë mendoj se ata të dy, ata janë në formë. Mund t’u besoni atyre në mënyrë implicite dhe duket se ky partneritet do të rritet edhe më shumë me mënyrën se si ata po luajnë për momentin”.

“Ka disa lojtarë që, kur është mirë dhe shkojnë mirë, duken mirë. Por këta djem nuk e kanë problem të përveshin mëngët kur gjërat shkojnë keq, gjë që është një tregues i vërtetë për partneritetin e tyre”, u shpreh ai./Telegrafi/

Read Entire Article