Festë, kazino dhe koncerte/ Neymar në një kroçerë me paterica

9 months ago 16
20:40 27/12/2023

Tre ditë në të cilat lundrimi i Neymar do të kënaqë mijëra pasagjerë që kanë blerë biletat e shtrenjta për disa ditë pushime në det të hapur me lojtarin, aktualisht të dëmtuar, të skuadrës së Ligës Pro Saudite Al Hilal.

Që prej 26 Dhjetorit, braziliani është ngjitur në një anije turistike kroçerë me disa nga familja dhe miqtë e tij.

Kompania e ka publikuar praninë e tij në rrjetet sociale duke sjellë kështu edhe rritje të interesimit.

Udhëtimi do të shënohet nga tre festa si dhe një sërë aktivitetesh dhe koncertesh nga disa artistë të famshëm brazilianë, por edhe kazino, boëling, dhomë lojërash, kinema 4D, park ujor, palestër, spa, e shumë aktivitete të tjera.

Çmimet për këtë udhëtim pakditor do të jenë si për një kampion, të kripura. Për 72 orë, variojnë nga 1000 deri në 6000 Euro. Një udhëtim luksoz në shoqërinë e lojtarit brazilian në disa nga festat dhe koncertet që do të mbahen gjatë udhëtimit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article