Festoi golin e fitores në mënyrën e Bellingham, Diaz me fjalë të mëdha për anglezin 

8 months ago 10

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te RB Leipzig në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me rezultat minimal 1-0.

Mesfushori spanjoll Brahim Diaz ishte realizuesi i golit të vetëm në këtë sfidë për t’i dhënë kryeqytetasve spanjoll një epërsi të mirë para ndeshjes së kthimit.

Brahim Diaz festoi në mënyrën e Jude Bellingham pas golit të shënuar, derisa mesfushori spanjoll ka folur pas ndeshjes duke thënë se e do anglezin dhe i pëlqen të luaj me të.

“Unë e dua jashtëzakonisht shumë Jude Bellingham”, ka thënë Bellingham.

“Që në momentin e parë, ne kemi kaluar shumë mirë. Unë po e ndihmoj atë me spanjishten e tij. Ai është një lojtar i klasit botëror, më pëlqen të luaj me të. Përveç karizmës që ka, ai është një person i mrekullueshëm”.

“Pavarësisht mungesave të Jude, që na mungonte, dhe të Rudiger, dhe të gjithë atyre lojtarëve që janë jashtë të lënduar për një kohë të gjatë, ne vazhdojmë të tregojmë se jemi një ekip i madh, se jemi Real Madrid”, deklaroi Diaz.

Diaz i cili zëvendësoi Bellinghamin e dëmtuar tani ka shënuar tetë gola këtë sezon në të gjitha garat. Megjithatë, ai mund të humbasë përballjen me Rayo Vallecanon këtë fundjavë. /Telegrafi/

Read Entire Article