FFK prezanton nesër përzgjedhësin e ri të Kosovës

8 months ago 3

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se nesër (e shtunë) do të bëhet prezantimi i përzgjedhësit të ri të Kosovës, i cili do të jetë gjermani Franko Foda.

Foda gjatë karrierës së tij menaxheriale ka udhëhequr disa klube të njohura si Kaiserslautern, Sturm Graz, Zurich si dhe kombëtaren e Austrisë.

57-vjeçari do të ulet në stolin e “Dardanëve” duke zënë vendin e sllovenit Primozh Gliha, i cili u largua nga Kosova pas përfundimit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Prezantimi i trajnerit të ri siç thuhet më tutje në njoftimin e Federatës, do të bëhet në hotel “Emerald” me fillim nga ora 14:00./Telegrafi/

Read Entire Article