“Fikni kompjuterat”/ Policia e Shtetit reagon pas alarmit të dyshuar për hakërim: Janë masa parandaluese, nuk ka sulm

4 months ago 5

Policia e Shtetit ka reaguar për News24 pas alertit që iu shpërnda strukturave këtë mesditë për të fikur të gjitha pajisjet kompjuterike se një hakërim i mundshëm kibernetik po ndodhte.

“Janë masa parandaluese, nuk ka sulm“, bën të ditur Policia për gazetarin e News24, Igli Çelmeta.

Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS.

Gjithashtu, 3 vitet e fundit Shqipëria është përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike duke nxjerrë jashtë funksionit disa herë portalet qeveritare dhe për rrjedhojë të dhënat sensitive të qytetarëve janë marrë dhe bërë publike.

Pas këtyre sulmeve dyshohet se fshihen hakera iranianë.

Vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article