Fitore dramatike e Manchester United në “Old Trafford”: Triumf me përmbysje përballë Aston Villas

10 months ago 22

Manchester United ka marrë fitore dramatike 3—2 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Mysafirët shënuan të parët në minutën e 21-të me anë të Josh McGinn, duke heshtur tifozët vendas.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për ekipin e Erik ten Hag u përkujdes Lewis Dendoncker, kur shënoi pesë minuta më vonë me një asistim të Clement Lenglet.

Leading by two in Manchester. 👊 pic.twitter.com/c2pkGpgwBl

— Aston Villa (@AVFCOfficial) December 26, 2023

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte gjitha për Djajtë e Kuq.

Për vendasit, golin e parë e realizoi Alejandro Garnacho (59’), kur u asistua nga Marcus Rashford.

Garanacho realizoi edhe të dytin, tani në minutën e 71-të, për shifrat 2-2.

HOOOOOOJJJLLLUUUNNNDDDDDDD!!!!#MUFC || #MUNAVL pic.twitter.com/QwlMGftkYw

— Manchester United (@ManUtd) December 26, 2023

Për të përmbysur shifrat u përkujdes Rasmus Hojlund, që realizoi për 3-2 në minutën e 82-të.

Pas javës së 19-të, Manchester United ka arkëtuar 31 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të takohet me Nottinghamin. /Telegrafi/

Read Entire Article