Florian Marku mposhtet nga Chris Kongo me vendim të gjyqtarëve

6 months ago 10

Boksieri shqiptar Florian Marku ka pësuar humbje ndaj Chris Kongos në duelin që u zhvillua në O2 Arena të Londrës.

Ishte një ndeshje e zgjati 10 raunde ku të dy boksierët patën momentet e tyre të mira, mirëpo asnjëri nuk arriti që ta përmbyll me nokaut.

Kjo bëri që vendimi për fituesin të merrej nga juria, dhe sipas kësaj fitorja i takoi Chris Kongos.

Kujtojmë se para ndeshjes ishte një atmosferë mjaft e tensionuar mes dy boksierëve, të cilët ‘kërcënuan’ njëri-tjetrin para takimit.

Kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale të boksit për Florian Markun, teksa ka edhe 13 fitore dhe një barazim./Telegrafi/

𝐊𝐎𝐍𝐆𝐎 𝐖𝐈𝐍𝐒 𝐓𝐇𝐄 𝐖𝐀𝐑!💥

Chris Kongo has beaten Florian Marku via unanimous decision 🙌 pic.twitter.com/9XVOptRXT9

— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) March 31, 2024

Read Entire Article