Grupi hetimor i policisë së Shkodrës ka arritur që të gjurmojë mjetin tip “Range Rover” që u përdor nga autorët në masakrën e Dobraçit përmes kamerave të sigurisë të grumbulluara në qytet. Ka dyshime të forta se ky mjet ka ndjekur viktimat që në lagjen Kiras.
Madje ka dyshime të forta se mjeti tip Range Rover ka dalë nga banesa e Astmer Bilalit, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia pasi pranë kësaj banese nuk ka kamera sigurie.
Lexo edhe :
Related Posts
Makina “Range Rover Sport” është konfirmuar nga ekspertiza se është vjedhur në Durrës, e denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti. Numri i shasisë është arritur të rikuperohet nga ekspertët.
Personi misterioz që ishte në makinë me Hamza Licin dyshohet sërish se është Ibrahim Lici. Policia e Shkodrës akoma nuk e ka të konfirmuar se Lici ishte në makinë në momentin e atentatit, pasi rezultatet e analizave të materialeve biologjike nuk kanë mbërritur akoma, por dyshimet janë të forta për praninë e tij.
Kontrollet në disa klinika private kanë rezultuar pa sukses, pasi hetuesit dyshojnë se në këtë ngjarje Ibrahim Lici ka mbetur i plagosur dhe të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. /vizionplus.tv