Frika e arratisjes së futbollistëve dhe stafit/ Kombëtarja afrikane e Eritrea tërhiqet nga kualifikueset e Botërorit 2026

11 months ago 21
23:56 08/11/2023

Kualifikueset e Botërorit 2026 në zonën e Afrikës kanë pësuar ndryshime. Kombëtarja e Eritresë nuk do të marrë pjesë nga frika se disa lojtarë do të arratisen dhe do të kërkojnë azil politik diku tjetër, siç kishte ndodhur tashmë në 2015 dhe 2019. Me tërheqjen e Eritresë, Grupi E do të përbëhet nga vetëm pesë skuadra: Zambia, Maroku, Kongo, Nigeri dhe Tanzania. Kombëtarja e njohur si ‘djemtë e detit të kuq’ nuk janë kualifikuar asnjëherë në finalet e Kupës së Botës dhe Kupën e Kombeve të Afrikës.

Vitet e fundit kjo kombëtare ka pasur shumë rrjedhje sa i përket sportistëve të cilët kanë shfrytëzuar transfertat për tu arratisur. Në Dhjetor 2012, 17 futbollistë dhe mjeku i ekipit u zhdukën pa lënë gjurmë në Uganda ku më pas aplikuan për azil. E njëjta situatë ndodhi edhe në vitet e shkuara, si në vitin 2007 ku katër lojtarë dhe 12 anëtarë të ekipit dezortuan në Tanzani pas Kupës së Afrikës, ndërsa në Mars 2008 pas një ndeshje kualifikuese të Kupës së Kombeve u arratisen 3 lojtarë në Sudan.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article