FSHF nis punën për finalet e Euro 2024

11 months ago 24
17:51 22/11/2023

Duka dhe Sylvinho takim për hotelet dhe grumbullimin

Federate Shqiptare e Futbollit, nis punën në përgatitje të finaleve të Europianit. Në “Shtëpinë e Futbollit” është mbajtur një mbledhje e cila ka patur si qëllim të përcaktojë se cilët do të jenë hotelet e mundshme ku do të akomodohet kombëtarja në varësi të grupit të Europianit dhe afërsisë së stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e grupit përkatës.

Normalisht hotelet ishin përcaktuar më herët nga UEFA të cilët plotësojnë kriteret, kanë ambientet dhe logjistikën e nevojshme për një skuadër kombëtare për të zhvilluar stërvitje.

Puna ka nisur për të kontaktuar edhe me hotelet dhe pritet që maksimumi të vendoset hoteli në përfundim të shortit të 2 Dhjetorit.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe një grumbullim disa ditor para transferimit drejt Gjermanisë. Si dhe një program stërvitor që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve. Në këtë periudhë 10 ose 12 ditore do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article