Gabimi i Onanas që i kushtoi me humbje Kamerunit në sfidën ndaj Senegalit

9 months ago 22

Andre Onana ishte fajtor për golin e parë të Senegalit kundër Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Pasi humbi ndeshjen e parë të vendit të tij kundër Guinesë, portieri i Manchester Unitedit iu dha rasti të nisë si titullar ndeshjen e dytë që u zhvillua të premten.

Megjithatë, ai pësoi një gol nga Ismaila Sarr pas vetëm 16 minutash dhe po konsiderohet si fajtor për këtë gol.

Gardiani i Man Utd grushtoi një top brenda zonës së tij në mënyrë të keqe dhe ai top shkoi direkt te Sarr i cili realizoi gol duke bërë që Onana të mos reagoj fare.

Onana ka duruar një fillim të vështirë të mbushur me gabime te Man United pasi u bashkua nga Interi.

Gabimet e tij i kanë kushtuar pikë United dhe mund t’i kushtojnë edhe vendit të tij.

Një humbje do ta linte Kamerunin me vetëm një pikë dhe në prag të eliminimit. /Telegrafi/ 

Read Entire Article