Gazetari nga Parisi zbulon planin e Macron për Shqipërinë: Jo anëtarësim me të drejta të plota, por…

1 year ago 14

Balkanweb app Get it on Google Play

Gazetari shqiptar i Radio France International, Genc Burimi ka analizuar vizitën e Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë dhe ka sqaruar prapaskenën e çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE.

Burimi u shpreh se Rama qartazi “po varros” ëndrrën e shqiptarëve për integrimin europian, pasi në mënyrë “burracake” pranoi në konferencën për shtyp se pak i intereson nëse Shqipëria integrohet ose jo, pasi vendi mjaftohet me hedhjen e parave europiane.

Sipas tij heqja dorë nga integrimi i plotë mund t’i lejojë Ramës që mos t’i kërkojnë llogari për një demokraci funksionale, pasi ky i fundit i thotë Europës t’i japë para dhe mos ta bezdisë për reformat për sa kohë që ai nuk i bezdis me kërkesën për integrim.

Vetë Macron u shpreh gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme se Franca do të luajë rolin e saj me investime konkrete ne vend , në shkëmbim të ndërmarrjes së reformave që “përqafojnë” parimet e themelimit të BE-së.

Burimi përfundoi duke u shprehur se projekti i vetëm që kënaq popullin shqiptar është ai i anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, dhe jo një projekt i ngjashëm me “Euro-Maghreb”.

Statusi i plotë:

Edi Rama qartazi me vizitën e presidentit Macron po varros ëndrrën e shqiptarëve për integrim. Në mënyrën me të pakuptimtë apo më burracake , ai pranoi në konferencë shtypi me Macron se pak i intereson që Shqipëria të integrohet apo jo, ajo do të mjaftohet me hedhjen e parave europiane në Shqipëri. Është një deklaratë skandaloze. I takon Kuvendit të Shqipërisë të përcaktojë ambiciet europiane të vendit, jo ekzekutivit.

Heqja dorë nga integrimi i plotë i lejon ndoshta Ramës që mos t’i kërkojnë llogari për një demokraci funksionale. Ai i thotë Evropës , më jepni para, mos më bezdisni për reforma, dhe unë nuk ju bezdis me kërkesën për integrim. Axhenda personale e Edi Ramës s’mund të jetë ajo e popullit shqiptar që duhet të aspirojë për një vend me të drejta të plota në institucionet europiane dhe jo për lëmosha europiane. Lëmosha është e lehtë dhe për Evropën, por sfida e vërtetë qëndron tek përpjekja e vazhdueshme që Shqipëria të jetë jo një treg europian, por një demokraci e barabartë me ato europiane.

Ndaj, jo projektit të një Bashkimi Euro – Ballkanik si ai Bashkimit Euro Maghreb të një ish-presidenti francez që po i pëlqyeka Ramës Po, projektit të vetëm që mund të kënaqë popullin shqiptar , atë të Anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në BE .

Një kantier pune që duket se nuk i shkon më për shtat Edi Ramës, por nga i cili demokratët e vërtetë në Shqipëri nuk mundën dhe nuk duhet të heqin dorë . Kurrë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article