Getafe ‘merr vendimin përfundimtar’ për Mason Greenwood pas vetëm dy muajsh si huazim

11 months ago 46

Getafe ka marrë një vendim për të ardhmen e Mason Greenwood vetëm dy muaj pas huazimit të tij nga Manchester United.

Thuhet se skuadra spanjolle është e prirur ta kthejë huazimin e Greenëood në një marrëveshje të përhershme, me yllin e United që ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar dy asistime në dhjetë ndeshjet e tij në La Liga deri më tani.

Sipas mediumit The Sun, drejtuesit e Getafe duan të negociojnë me United për një transferim ose një zgjatje të huazimit të lojtarit.

“Getafe ka diskutuar mundësinë për të ftuar United në tryezë në mënyrë që ata të mund të bëjnë një ofertë, e cila ata besojnë se mund të jetë tërheqëse për United”.

“Opsioni më i mundshëm është që United të pajtohet që huazimi të zgjatet pasi ata e dinë se Mason është i lumtur dhe po rindërton jetën e tij”, ka thënë një burim i paidentifikuar pranë klubit.

Pavarësisht diskutimeve mbi reputacionin e tij në Angli, Greenwood është pritur ngrohtësisht nga klubi spanjoll dhe tifozët e tyre.

Lojtari, kontrata aktuale e të cilit me United skadon në vitin 2025, jeton në Spanjë me partneren e tij dhe vajzën e vogël./Telegrafi/

Read Entire Article